Nuk munda…Suzana Rama


Edhe sot sërish dështova,

akoma pa nisur të shkruaj,

që në mendimet e para,

sepse fabula që zgjodha,

dhe fjalët që mblodha,

të end dhe me ato të luaj,

përsëri më bëri të vuaj.

Thashë që imagjinatës,

ti jap dy krahë pëllumbi,

por sapo lirinë i dhashë,

iku pa u ndjerë, humbi,

se sërish u shfaqe ti,

portreti yt i qeshur,

veç jo, kurrë si atëherë,

nga një xham opal i veshur….

Thashë vargut për muzikë,

ti jap fëshfërimën e grurit në arë,

më erdhi në veshë për çudi,

përshëndetja jote e parë,

zëri yt, Zana më prit pak,

se desha të them dy fjalë,

shikimi yt që zhvëndosej,

e s’ishte i qetë si më parë.

Nuk munda, dështova sërish,

t’i shkruaj siç desha dashurisë,

t’i vendosja ngjyrat e tokës,

por i vura gajret të madh kokës,

do apo nuk do kujtimet ,

s’të lënë, uzurpojnë mendimet.