Nuk mundem pa ty
Sa herë, që largohem prej teje
Rrokulisen , shkëmbijtë drejt meje
Strehoem në errësirë duke pritë
Fshehurazi, të gjejë një tjetër dritë
Sikur bindem i fshehur, nga ty
Nuk, do të shohë tjetër dritë me sy
Dëshmitarë është tymi duhanit lartë
S’e di pse e formon fytyrën tënde qartë
Më ke hy me dëshirën time nën lëkurë
Jemi të mbështjellur me një pëlhurë
Bindem, se ti ngele e vetmja zanë mali
Dhe, se vetëm dashnija yte djeg si zjarri
Nexhat Bexheti
