Vajzë , lule në lëndinë
Vetëm ti ma heq mërzinë
Kur të puthë gushë edhe gjinë
Mëndjen ma ke nakatosur
Pas teje unë jam marrosur
Bukuria s’ka të sosur
Të shikoj e s’kam të ngopur.
Përmbi ball ato baluke
Faqeve derdhur cullufe
Shkon e më bën lajka çupe
Lum mali , se ç’mban mbi supe.
Rrugën e malit , kur mer
Vetullat , harkun ylber
Beharin në dimër prure
E bën gurin të çel lule.
Kur shkel barin në livadhe
Leht – lehr , s’lë gjurëm fare
Dhe , kur shkon natën me hënë
Hije Hënës nuk i bën.
Hënës dritën nuk ia vret
Se ti , si Hëna je vet
Kur Hëna s’del e vonon
Ti malin , si hënë ndriçon.
Je lule rritur mbi shkëmb
Ì bënë djemtë të ngulin këmbë
Kur shkon me nazet e tua
Gjunjët m’i pretë edhe mua.
Do vij , do ta gjej shtëpinë
Se , mëndje te ty më rrinë
Nuk pres dot , sa të kam pritur
Se , tani ti qënke rritur.
