Nuk shihja asgjë të ndodhte


Eva Gjoni

Besova, kjo është pjesa ime
Ti erdhe nga e ardhmja
Të jem me ty, humbas në tënden kohë
Apo ndoshta të kam jetuar dikur
Ndoshta asgjë nuk ndodh

Për atë të magjishmen puthje
Nuk është faji im, që ti
më mësove çfarë është “të puthin”
Nuk është faji yt, ndaj nuk të thash
“Kurr nuk kam puthur”
Ti ndoshta je ushtruar shumë
Mua ma mësove veç me një puthje
Po çfarë rëndesie ka kjo
Ne aq shumë u puthëm
Dhe kur gjendeshim në shtrate tē ndarë
përsëri putheshim.

About Post Author