Nuk vdes kurrë nji dashni-Donike Rrethej


Donike Rrethej

NUK VDES KURRË NJI DASHNI.

Se i n’g’jafsha nji shtojzavalleje q’i andrrat kah me ti tremb,

o vdekja m’marrtë e sytë para tejet kam me i mbyllë.

N’qyqe u kthefsha e përmbi vorrin tem kndofsha,

n’serenata t’terrta o n’melodi angjëjsh diku humb n’nji pyll.

Kur uji i nji kroj ka me gurgullue e me u njeshë n’brigje mallit,

e unë ?! E pa’ngieme me dashninë tande kam me u end si shpirt pa mekë.

Ah, se vdeksha para tejet e trishtimi kah me m’mbytë,

fluturofsha n’krah angjëjsh ( diellin tand me prekë ).

Se vdekja , kah me m’marrë trupin tem e Zoti shpirtin me ma end n’parriz,

mordja e zezë kah me mba’e , pluhun n’botën matanë.

Dije shpirti jem ska me vdekë nër hoje andrrash,

n’fluturim hyjnor , pa t’gjet s’kam me t’lan.

Ti , ti mos ki frigë ,friga ethet t’fut e andrrat krejt ti fikë …

mendo n’netët kur ke me ken vetëm e i tretun krejt n’vetmi.

Se nji ditë , po se nji ditë para tejet kam me ikë,

me u kthye kam, përtej t’përtejshmes vdekje se s’vdes kurrë nji dashni.