Nuk vdes xheva dhe fehmiu..!!Zihni Ndregjoni


NUK VDES XHEVA DHE FEHMIU..!!

U bënë nder bijë lavdie.
Dy emra t’shkruar , me gjak lirie.
Xhevë e Fehmi Lladroci.
Kosovës i falën jetën.
Të pa vdekshëm , mes nesh mbetën.!

Eh moj bijë ndër të par.
Rroke armën ,për dhe amtar.
Nga mësonjëse gjuhësie.
U bëre luftëtare .
Për të mbetur , nder shqiptarie.!

Si Shota me Azemin.
Xheva ,me komandant trimin.
Gjëmuan malet dhanë kushtrimin.!
Çohuni bij e ju o bija.
Ka ardhur dita, t’fitoj liria.!

Në betejë dëshmor ranë.
Lajmi i kobshëm , ra mbi dhe.
Trim trimnesha më s’janë ndër ne.
Shokëve lot ndër sy u ranë.
Gurët n’llogore , nisën e qanë.!

Yjet n’ qiell atë natë.
Nuk u ndjen ,aspak rehatë.
Thirrën retë qiellin t’mbulojnë.
T’derdhin lot t’gjëmojnë rrufetë.
Për ,dy trimat me fletë.!

Qanë nëna e bija shqipesh.
Qau shqiponja, lart në shkrepa.
Qau dheu ku u lindën.
Qau kroi ku uj pinë.
Lot nëne, për fëminë….!!

N’dhe t’Kosovës së çliruar.
Lule kuqja ,e lirë mbiu.
E vaditur me gjak dëshmorësh.
Nuk vdes Xheva dhe Fehmiu.
Qiell e tokë ,oshëtiu….!!

Zihni Ndregjoni