Numërova vitet e mia…Valbona Shehu


Valbona Shehu

Numërova vitet e mia dhe zbulova se kam më pak kohë për të jetuar nga këtu e tutje sesa kam jetuar deri tani.

Ndihem si ai femija qe fitoi nje pako embelsira: te paren e hengri me kenaqesi, por kur kuptoi qe kishin mbetur pak, filloi ti shijoje intensivisht.

Nuk kam më kohë për takime pafund ku diskutohen statutet, rregullat, procedurat dhe rregulloret e brendshme, duke e ditur se asgjë nuk do të arrihet.

Nuk kam më kohë të mbështes absurdët që pavarësisht moshës kronologjike nuk janë rritur.

Koha ime është shumë e shkurtër:

Dua thelbin,

shpirti im nxiton.

Nuk kam shumë ëmbëlsira

në paketë më.

Dua të jetoj pranë njerëzve njerëzorë,

shumë njerëzor,

që dinë të qeshin me gabimet e tyre,

dhe që nuk fryhen nga triumfet e tyre,

dhe që marrin përgjegjësitë e tyre.

Kështu mbrohet dinjiteti njerëzor dhe shkojmë drejt së vërtetës dhe ndershmërisë

Është thelbësorja që e bën jetën të vlefshme për të jetuar.

Dua të rrethohem me njerëz që dinë të prekin zemrat, njerëz që janë mësuar nga goditjet e rënda të jetës të rriten me prekjet e buta të shpirtit.

Po, po nxitoj, po nxitoj të jetoj me intensitetin që vetëm pjekuria mund të japë.

Nuk kam ndërmend të harxhoj asnjë nga ëmbëlsirat e mbetura.

Jam i sigurt që do të jenë të shijshme, shumë më tepër se ato që kam ngrënë deri tani.

Qëllimi im është të arrij në fund i kënaqur

dhe në paqe me të dashurit e mi

dhe ndërgjegjen time.

Kemi dy jetë.

Dhe e dyta fillon kur kupton se ke vetëm një.