Nurie Baduni-GRUA


Nurie Baduni

  · 

GRUA

Jam në fikje edhe në ikje,

nēse doni

më kuptoni.

Jam e lodhur nga zhgënjimi

edhe mosbesimi,

më besoni.

Jam në orvatje edhe përçartje,

nëse doni

më ndihmoni.

Jam e rrahur edhe e mardhur,

nëse doni

më sfidoni.

Jam e çnuk jam…

Përtej te gjithave,

Jam grua.

Grua që…

Fle e zgjohet.

Me e mbi ëndrra,

Me e mbi të drejta,

Me e mbi parime,

Me e mbi trupin,

Me e mbi vetminë,

Me e mbi lirinë,

Me e mbi mundësinë.

Jam e lirë,

E përvuajtur,

E përndjekur.

Por me shpirtin e ngarkuar,

Me të madhen dashuri,

Dashuri për jetën.

N. Baduni 05.06.2022

About Post Author