Nurie Baduni-Tokë


TOKË

Toka ime,
Membrana ime,
Veshje e shpirtit tim të dlirë.
Shkulmi i gjithësisë së këtejme e të përtejme,
Suvale ere, gjaku, zjarri,
Lidhur ind për ind me milimetrat e tua,
Mbërthyer më mban.

Si mund ti zgjidh fijet që na mbajnë,
Mentastazat e dashurisë së mjaltosur?

Ohëshpirtet i lashë dheut e gjethet mora ndër duar.
Pesha e tyre ngarkuar u rrokullis e humbi brazdave.
Jehona e thirrjeve krijoi brazda të reja të padukshme.
Shpirt e tokë u shkrinë në zhdukje.

Të lehta fjalët e mëmës, dengje pa peshë,
Por zemrën ma plazmon, ma vesh…
E unë dritës i qesh.

About Post Author