Nuro Skënda:

Profesori X
– Do e pim kafen këtu , apo jashtë? , më pyeti im shoq.
Ja bëra me dorë të heshte e ai e kuptojë që po shkruaja me nxitim e frikën se mos harroja ç’më solli dëshira maratonë për ta shkruajtur.
E kuptojë që kisha gjithë grykën të mbushur me fjalë e sytë e mëndjes me imazhet që doja t’i zbrazia ..E kuptojë e më duket se e pregatiti kafenë se ia ndieva aromën.S’mbaj mënd në e shijova apo vetëm e gjerba.Isha e pezmatuar.Pas 40 viteve dëgjova t’më thoshin- të kam dashur
Kush ish? Ish brun apo bjond, i gjatë a shkurtabiq , me syze ? I moshusr sigurisht- Po sa?
40 vite! Kush ish? ! Shosha dëshirat e kohës që shkojë e m’u bën lëmsh .Kapërcyen shtatet e njohura që më kishin pëlqyer.Ishin shumë pak.Bëra xhiblat e çastit të dëshiruar në këtë moshë e nuk frenova gjoja bishtdredhurën që s’isha, po doja të dija kush qe ai që më tha – Të desha .
” O dreq kujtesë.O dreq errësirë, o dreq gërhitje mes imazhesh e prapësisë së jastëkut që më shqetësojë kokën.O dreq , o bukuri e munguar- Kush më deshte? Ish brun o bjond? Ish me shtatin selvi o shkurtabiq.Pse i thoshin profesorë? “
Mbaja largë më shumë se dy metre një torbë , e mbaj mënd që më vinte turp të isha e konsideruar amvisë fshatare .
Pse e mbaja torbën aq largë ! ? Ajo qumësht kish ! Pse , e me se e kisha çantën time të dorës me xhepa picirruk rreth e qarkë.Kisha celularë? Se di ! Kisha lajmëthirrjen e fatit të largët të 40 vite më parë e s’kisha vajtur në postë ta dëgjoja!? Më rrika në grykë inati.Kafja s’do e ket shëruar çastin.S’ma shërojë mungesën e vetes të 40 viteve më parë.Pse i thoshin – Si u ngryse profesorë? Po t’ish profesorë pse nuk shpërndaj leksione intuite ?
Ai profesori , d m th , shkartisej pa qënë e nevojshme mes njerëzve për të të gjithë të njohur. I ngjante pritjes sime.Pse më ngacmojë?! Ishin më të shumtën me tipare të përngjashme Aziatike që e pyesnin si ishte e a kishte ftohtë.Më duket se kishte të veshur xhup blu.S’besoj të ndiente ftohtë ai që i thoshin profesorë e që më tha atë ” bombë” e s’mi hodhi më sytë.Unë torbën me bidonat e qumështit e mbaja largë vetes , e s’ikja.Sytë te torba , tjetrin te rrëshkitjet e profesorit mes atij mileti .S’ja ndaja sytë se mos më humbte sërish.Ai më shihte që s’ikja, që s’ia ndaja sytë po bënte xhibla.si një i ri.Takojë një familje.Më duket ish e tij se gruaja më e re ishte në koefidencë baba- vajzë.Akoma një grup meshkujsh ku njëri me gazetën e sportit i thoshte- ç’kemi profesorë. Unë prsija deklaratën për herë të dytë.
S’më kujtohet në ish bjond a brunë.I I moshuar po sa? Emrin si e kish, gjunjët sa i mbanin përrallë..Se di!