Nxënësve të mi-Manushaqe Hoxha Laçi


Manushaqe Hoxha Laçi

Unë shoh si rriteni në sytë e mi

sa herë që hapni klasa dhe libra.

Kur lini bankat e nxitoni për shtëpi

brenda vetes më vjen zbrazëtia.

Me ju lexoj kodin e lashtë të jetës

se si preket maja e lartë e gëzimit.

Tek ju ia prek gjithë lulet pranverës

dhe ngrihem si shqiponjë mes flatrimit.

Dialogoj me sytë tuaj për dituri të etur

shoh të nesërmen pa paterica invalidi.

Mes jush m’vjen n’sy e ardhmja e paprekur

më vjen ëndrra e së nesërmes vit pas viti.

Jetoj me ju të sotmen e të ardhmen

ju jeni në moshën e fëmijëve të mi.

Jeni lulet që çelin përherë petale

ju jeni rrezet që më japin lumturi.

Dhe librat bëhen për mua ura gjigande

ku të dy ecim e nuk ndalojmë kurrë.

Tek ju rritem dhe unë e bëhem si malet

me ju ngrohem në një zjarr si në furrë.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke buzëqeshur, stetoskop, spital dhe teksti