O atdhe mos na braktis!Godo Mehmetaj


O Atdhe mos më braktis!

jeta mu bë e vështrë,

një zë më thërret në gjumë:

kthehu te Nëna o bir.

Sikur jam me këmbët lidhur,

dhe me shpirt nuk jam i lirë,

tërë këto vite ku i humba?

as,dielli s.me ngrohu mirë.

Këtej buza nuk më qeshi!

me shikojnë me përcmim?

një cope bukë dhe thatë ta kishja,

shkuar mjaltit në mërgim.

Dikush thotë: ky është i marrë,

unë, e them me dëshperim,

dhe me flori të ma shtrojnë,

se ndërroj me vëndin tim.