O bilbil me zë të rrallë-Aferdita Koçiraj Selishtaj


O bilbil me zë të rrallë

O bilbil me zë të rrallë

Që këndon në ato anë,

As më ftonë edhe mua,

Se jamë zogë i mërguar.

Kur këndoj këngët me ty,

Malli ikën dhe mer udhë,

Edhe lotët mi thanë era,

Fluturoj si zogë në verë.

O bilbilë me zë të rrallë,

Që këndon në ato anë,

Në ato male stërralli,

Janë ilaç e shërim xhani

O bilbilë me zë të rrallë,

Që këndon krua më krua,

Atje ku të pretë thëllëza,

Të bashkoni zërat tuaj.

Këndon thëllëza bilbili,

Gjëmojën gjithë malet vërdallë,

Nga zemra seçu rrjedhë kënga,

SI ujvarë që rrjedhë nga mali.

E këndojën këngën me shpirt,

Se ua do shpirti dhe xhani.

Labëri në gurë stërralli,

Këngët janë burim vatani.

Edhe shumë mos të jenë,

Kënge tyre buçet malet,

Dy tre veta jo më shumë,

Se atje Këndojën dhe gurët.