O bilbil, i miri bilbil
që po këndon tek zalli,
a po e di, more bilbil
Seç më dogji malli i çunit
trëndafil me vesë ,
e dija të zemrës, bilbil
më doli i pabesë !
Lum si ti, more bilbil
që këndon në atë fushë ,
kam mbetë vetëm, more bilbil,
si manushaqe në gëmushë .
Mezi pres të më vijë çuni,
e të më marrë erë ,
t”më përqafojë e t’ më ledhatojë,
çdo stinë të ma bëjë verë !
O bilbil, zëëmbëli bilbil
që po këndon mbi bli,
bashko zemrën time me lule bliri
dërgoja atij!
Dërgoja atij, bilbil,
pashë pendëlat e tua,
e pyete, o krahëshkruar i mirë
a më do dhe ai sa unë e dua!
O bilbil, i vogli bilbil
që po këndon mbi dardhë ,
dërgoji lajm djalit që dua
mezi po e pres me m’ ardhë!
Mezi po e pres me më ardhë, bilbil
dhandër, me krushq e bajrak
e të më marrë nuse të tij
me më të bukurin duvak!
Fort po të lutem, ty bilbil
mbi shelgje që lodëron,
a s’ m’ i merr këto vargje zemre
me krahtë e tu m’ ia qon!
Merre me vete dhe këtë melodi kënge,
bashkoje me tëndin za,
e këndoji atij për mua,
këndoji me mallëngjim, pa pra!
VIOLETA KADRIU 27 JANAR 2021 PODUJEVË KOSOVË
