O dëshirë e zjarrtë që mëndjen ma merr
Nga parajsë e bukur më çon drejt në ferr.
O dëshirë e trishtë që mëndjen ma le
Më çon gjer tek retë e më fut në dhe.
O dëshirë e shkretë që më jep lumturi
Herë më ndez të tërin herë bëhesh thëngji.
O dëshirë e shuar më kthehesh në shpuzë
Sa të kap me dorë, sa të puth në buzë.
