O ëndërr e bukur…!Eduart Veli


O ËNDËRR E BUKUR…!

Gjithë jeta është një ëndërr, që kurrë s’mbaron.

Gjithë jeta me ty është një ëndërr;që sot fillon!

Me ty,ëndërrat smbarojnë,por kanë vetëm fillim.

Ty me ëndërrat,fluturon horizontesh pa mbarim

Dua që dhe në ëndërrat e tua,vetëm unë të jem.

Në ëndërrat e mija, unë vetëm ty, dua të të kem!

Çdo ëndërr tjetër,nuk dua ta shoh,dua ta largoj.

Se edhe në gjumë,vetëm ty, dua të të dashuroj !

Në ëndërrat e tua vij e futem lehtaz,pa u ndjerë.

Vij si një fllad i lehtë,bëhem njësh me ty ,si erë!

Vazhdo shihe ëndrrën tënde,nuk dua të të zgjoj.

Tek ëndrra jote e dashur,unë veten time shikoj!

Shpesh ëndërrat dhe ty nga gjumi më zgjojnë. 

Me ty dhe ëndërrat flasin,me ty ëndërrat urojnë!

Me ty dhe ëndrrat s’flenë,dhe ëndrrat vrapojnë!

Drejt horizontesh e stacionesh të tjera,shkojnë!

Ëndrra të bukura,që më flisni në shpirt e zemër. 

Ëmbël, më pëshpërisni tek unë,vetëm një emër. 

S’jam në ëndërr,në rrugët e jetës unë eci,vrapoj.

Ty,dhe ëndrra më ndiqni,të dyja unë ju dashuroj.

About Post Author