O erë:Lefteris Papadhopoullos


LEFTERIS PAPADHOPOULLOS

O ERË (ΑΓΕΡΑ)

Erdhi papritur pranvera mes dimrave

Pashë të këndojë syri im

Mjaltë u shtri, u bë çdo pikë mes pikave

Dhe hare’ çdo lëngim.

O erë, zërin tim merre o erë

Çoje përtej detit, unë dua kudo ta tregoj

O erë, zërin tim merre o erë

Ta marrë vesh dita dhe nata; për herë të parë dashuroj.

Xhepat plot me yje i kam mbushur

dëngëza

T’ i ngjasoj qiellit, o shpirti im

Dhe dashurinë shpalla në katër erërat

Pasditet të kenë shkëlqim.