O fushë-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

O rrugë e pashtruar ku brodha i qetë

Me gjunjë të copëtuar i lodhur e shkretë

O kishëz e vogël me prift e shënjtorë

O tempuj të fshirë me gjak e dëshmorë.

O shokë të rinisë të mbetur të gjallë

O pleq të kërrusur të rrudhur në ballë

O njërëz të fortë, të rreshkur në gji

O pluhur pa gjurmë i lagur nga shi.

O bukë copëzuar në pjesë barabartë

O kripë zbardhëlluar mes grurit të artë

O vajza të çiltra më të ëmblat në botë

O dhëndurrë edhe nuse të lara me lot.

O vëndth i bekuar me lumë edhe det

O shpizë ku askush më del e më pret

O plepa të lartë ku zogjtë bëjnë fole

O ju qiparisë të ngritur mbi re.

O erë edhe fllad ngarkuar me stërkalë

O frymë e harruar që kur isha djalë

O fushë e pakohë që më mbajte në sy

Më merrni, më fshihni, më mbani aty.