O moj mallakastra plakë…Adem Nuhaj


.O moj mallakastra plakë ……

O moj mallakastra plakë

Je për këngë e maliher

Trimërinë e ke në gjak

Për mikun di të bësh nder.

Ata trima kapedanë

Brënda historisë mbetën

Se luftuanë për vatan

Kujtojmë ..nëntëqindë e njëzetën.

Kur i do grykë e belçikut

Lidhin besën për atdhen

Kujtojmë ditët e korrikut

Në Poçem , dyzetë e trenë.

Bijtē e tu në rrufe shkrepur

Moj mallakastra me derte

Nëpër historira mbetur

Se , kanë histori më vete.

Luftuanē , si shqiponja mali

Ata bijtë e tu levena

S’donin të mbushej vatani

Me dushmana e hitlera.

Ne , me ty jemi krenar

Mburremi me emrin tënd

Ti , mburresh me lapidar

Me të rënët , lis në shkëmb.

O moj mallakastra ime

Veç emrin e ke të plakur

Bijtē e tu , lule dafine

Gjithmonë të re , të kanë mbajtur.

Themelet mbi gur dhe hekur

Anë më anë mbuluar me nur

Do kalojnë breza dhe shekuj

Ti , nuk do të plakesh kurrë.

About Post Author