O moj nëna ime-Aferdita Selishtaj


O moj nëna ime

O moj nëna ime

Sa shumë të kamë munduar

Në gushtë më ke lindur

Vapa të ka përvëluar.

Dhe kurë erdhi vjeshta

Ti punë kishe shumë

Se punët e verës

I kishe lënë pa bërë.

Pastaj erdhi dimëri

Këmba – doras ikja

Ti pas mua rrije

Kishe frikë se ftohesha.

Dhe erdhi pranëvera

Fillova të ecja

Ti pas më rrije

Kishe frikë se vritesha.

Kurë erdhi vera prapë

Unë ikja me vrapë

Kur vije nga puna

Të delja përpara.

Kështu shkuan vitet

Shkuanë një nga një

Vuajtjet ti moj nënë

Në ballë i ke të shkruar.

Sot jamë në kurbet

Nënë s’ta shpërblej dot

Dhe pse vijë gjithmon

Boshllëqe kamë plot.

Të më falësh nënë mundimin s’ta shpërbleva

Të dua shumë nënë

Të kamë thellë në zemër.