O pika…!!Zihni Ndregjoni


O pika na rëntë.

Si ikëm, nga mëntë.

Dy gur bashkë si lamë.

Ikëm, për lesh vamë.!

Humbëm burrërinë.

Gjynah ,për shtëpinë.

S’troket kush në derë.

Na quajnë ,të mjerë.!

Dikush që se humbi.

Na fut, kokërr thumbi.

Vdes për nënë partinë.

Për të ,”fal” fëminë.!

Turp gazi i botës.

S’qajmë hallet, e votrës.

U bëmë k*qe kandari.

I fundit dhe i pari…..!!

O pika na rëntë.

Po s’i ,mblodhëm mëntë.

Të na japin nderë.

Për vete dhe të tjerë….!!

Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri.