
“ O sot, o kurrё ”, pёr Pavarёsinё…
…………………….Nga Spasse Thanasi
Kredhur ndёr shekujt e kaluar
me zёrin e qashtёr dhe fuqi tё madhe
mbёshtjellё me shqetёsimin e vjeshtёs sё artё
ISMAIL QEMALI serioz e hokatar njёkohёsisht
kёndoi me zemrёn e tij prej baritone
pёrpara “notablit” tё famshёm shqiptar
ku ndizet ngadhnjimi i madh e buron gjithёsia….
Si njё flamur kishte ndriçuar shqiptarizmёn
me sonetin e poetit i kёndoi “nderit tё shekullit”
monument i gjallё e i heshtur nё mes shqiptarёve
apostull i flaktё i kauzёs shqiptare
me dashuri e me aq gjallёri nё shpirt …..
Shtatёdhjetёvjeçar, aq fisnik dhe vёshtrim depёrtues
me mend e zemёr nё mёmёdheun e tij
i gufonte zemra me ngazёllim nё “misionin e shenjtё”
pёr tё kuptuar verigёn e skllavёrimit
tё valёviste flamurin e dashur tё ёndrrave
ndёr shpresa e guxim pёr tё shpёtuar atdheun…
Me kёngё labёrishte nё gojё ky Smail Vlora vetё
pёrpara limereve tё maleve tё Vlorёs
kishte hapur krahёt me mall tё zhurritur
qielli qeshte e qante,
herё me “habere kёrcёnuese”
herё me thirrje e vёshtrim tё habitur
ndonjёherё me frymёmarrje tё thellё
e buzeqeshje plot gufim…
U ndezёn kraharorёt e kreshtave e bjeshkёve tё Lurёs
Aplonia me kolona mermeri tё kulturёs sё lashtё ilire
ndezur prush shqiptarie, si zogu i mitologjisё !…..
tёrё Myzeqeja, e tёrё Shqipёria
me pёrfaqёsues kalorёsish tё gjuhёs sё gjakut
hidhnin valle “arvanitase” tё malluar pёr mёmёdheun
Vlora priti atё mesnatё “Kasnecёt e lirisё”
plot ankthe e shpresё, me qendismёn e flamurit….
Nuk mbetej kohё pёr tё humbur :
“ O sot, O kurrё !”, regёtinte si kushtrim pёr mёmёdheun
sytё depёrtues e xixёllues ndezin flakё optimizmin
pёr njё ngjarje tё madhe e moment sublime :
“ O SHQIPERIA do tё zhduket,
O SHIPERIA do tё çlirohet!….”
Rrugё tjetёr nuk ka …..
Bula djerse mbuluan ballin e patriotit
i rrёshqitёn faqeve lot shprese e lot hidhёrimi
Njё shqetёsim i shfrenuar hodhi hapin vendimtar
si ai trimi i argasur nёpёr beteja ushtoi :
“Shqipёria e lirё tё rrojё !…..”
