
O sy perënduara ime..!
Ç’ke syri bukur,pse rri kredhur në mendime?!
Mos e mundo veten,nga kujtimet e shkreta.
S’të shoh dot kështu,moj sy perënduara ime.
Paçka se n’ retinën e tyre,veten kurrë se gjeta!
**
Eh,sa dua të t’a largoj dhimbjen e mërzinë..!
Ajo që ndodhi,ndodhi,se nuk dimë të falim.
Mjaft qëndrove n’ë guvën tënde,me vetminë.
Po eja merrmë përdore dhe n’skenë të dalim.
***
Dikur,për ata dy sy,mua m’ë digjej xhani..!
Po gjobën e majme të faturës e pagoj lëngata.
Nga fjalët xheloze,dashurisë i’u zhurit tabani.
Na përvëloj asfalti dhe dolëm nga karanxhata.
****
Gjithë jetës me ofsh’ e dhimbjen ndër dhëmbë.
Portret nga vragat grisur e lumej-gjaku fytyrës.
Pasi na nëmën krenarinë,na shkelën me kêmbë.
Mbi kallot tona,janë “ledhatimet e mënxyrës”..!
Copyright Ardian Muça!..