O Zot,sa keq i ngatërrojnë numrat këta buburrecë!Kristaq Turtulli


Fragmnet poeme

Miku im, zgjuar je, apo fle?

Me kot pritem puthje TË ËMBËL NËNE,

Çdo ditë, orë jetojmë në tjetër kohë.

E treti PUTHJET pangopësia e honeve.

Shpendët krahëgjatë s’fluturojnë më te ne.

Me brenga në shpinë ikën tutje.

Ndoshta në gjendemi ne dy skaje,

Mes rënkimit të heshtur dhe lotimit te syve.

Berr, qenka ftohte,

Hej mik, hidhe krahëve,

xhaketën e vjetër te kujtimeve.

Malli, meraku i mërgimtarit ethe.

Ky ishte shorti ynë …

Hijet e verbëta përplasen në një lot nëne.

Të jetë vërtet NATE!

Apo na bëjnë sytë?!

Më thua janë mpakur poezitë

S’ ka me aktore ti recitojnë,

Ata shesin xhingla mingla

Dhe banane ne udhëkryqe.

Fletët me vargje te qullura nga boja,

I mori era e marre.

I vari si te dënuar me vdekje

Ne ferra e driza.

trishtueshëm tunden si pezhishka.

Ngado ndjehet ajër I thatë,

Ne peme, qershitë e njoma u bene oshafë

Këto dite fillim maji, te nxehte.

Flaki tutje te lagështa çarçafë.

Paska shume brumbuj te zinj.

Qe lëndojnë ëndrrat e lodhura .

Nuk mundesh te hapesh sytë

Te qërojnë.

Kudo ka ngërç, pështjellime dhe minj

Truri im I lodhur, si një breshke plake

drithërohet kur dëgjon te largëtën turbullire,

Prej andej,

ku shqiptova fjalën e shenjte NENE.

E di, si unë e ti miku im, besove dhe shpresove.

Por s’mund te behet ndryshe.

Kur atje,

Ne atë vend plot bukuri e drite

Vazhdojnë te vegjetojnë buburrecë.

Ndaj mos i zhvish të vjetrat kominoshe,

Dhe bjer e fli mbi fletën e bardhë,

Të ëndrrës vegjetariane.

Hej, dëgjon, braktise poezinë.

Si duhet kujt e ëmbla, gjuha jonë.

Shkruaj, dy dhe dy bëjnë…

Qe larg, si oshtime dëgjohet një zë:

Ta haje dreqi: bëjnë tre, tre…

O ZOT ! Sa keq ngatërrojnë numrat këta buburrecë…