Odhiseas Elitis-Ankesë-Shqipëroi: Lefter Shomo


ODHISEAS ELITIS

Nga përmbledhja ” R- të e dashurisë”

ANKESË( ΠΑΡΑΠΟΝΟ)

të jetës tashmë mesrrugë

Erdhi ai çasti të tregoj

Të tjera janë ato që dashuroj

Për gjetkë, gjetkë u nisa unë.

Mes reales dhe miteve

Haptas e them dhe e rrëfej

Si t’ isha tjetër , jo unë vetë

Jetën përshkova shtigjeve

Me kujdes, sado përditë

Jetën dikush ngushtë e ndjek

Kurdoherë vonë do t’ jetë

Një jetë ka , nuk ka të dytë.

Shqipëroi: Lefter Shomo!