
Ε PORTOKALTA
( ΠΟΡΤΟΚΑΛΕΝΙΑ)
Lëngu qiellor atë aq shumë e ka dehur
Sa kokën e saj ktheu dhe ka pranuar të bëhet ngadalë- ngadalë
vogelushe Portokalta.
Aty ku shtatë qiejt ëmbëlndriçonin
plot shkëlqim
Sikur kristalet nga një zjarr i madh
prekeshin
Si vetëtinë bishtat e dallëndysheve,
u shastisën përsipër edhe engjëjt
dhe vajzëria përposh.
Lart dhe lejlekët ndjenë shasti,
bile pallonjtë poshtë u grumbulluan të gjithë bashkë, e panë të gjithë , njëzëri thërrisnin; e Portokalta!
Dehet akrepi dhe hardhia,
dehet e gjithë bota
Veçse ai pickimi i ditës dhimbjen
nuk e lëshon,
E thotë xhuxhja laureshë mes
krimbzave brenda
E thotë dhe pulsi i ujit
në çastet flori,
Dhe buza e sipërme ia thotë Veriut
të Mirë :
Çohu vogëlushe, ti vogëlushe
Portokalta,
Ashtu si puthja ti të njeh,
asnjëri nuk të njihka
As Zoti i buzëqeshur nuk të njeh,
që duarhapët, mes flakërrueses
karshidjellësi,
Mes tridhidhjetëedy erërash
të shfaq zhveshur.
Shqipëroi : Lefter Shomo