Odhisseas Elitis-Marina


ODHISSEAS ELITIS

MARINA( MAPINA)

Falmë ti mendër t’ i marr erë

Luizë edhe borzilok

T’ i puth ato dhe ti njiherësh

Më parë vallë ç’ të kujtoj..

Të rikujtoj çesmën, pëllumbat

Të kryeëngjëjve shpatën- thikë

Atë lëndinë të yllëzuar

Pusin e thellë me çikrrik.

Marinë, o ylli im i gjelbër

Marinë,dritëylli mëngjesor

Marinë, pëllumbi im i egër

Në kopshtin tim zëmbak veror.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/457o.e.α