Odhisseas Elitis-Mori gjithçka kjo stinë verore-Shqipëroi: Lefter Shomo


ODHISSEAS ELITIS

MORI GJITHÇKA KJO STINË VERORE

( ΟΛΑ ΤΑ ΠΗΡΕ ΤΟ ΚΑΛΟΚΑΙΡΙ)

Μori gjithçka kjo stinë verore

Flokët e ashpër mes dallgëzimit

Mori të orës një dhe pikëtakimin

Mori gjithçka kjo stinë verore

Shaminë, sytë e zinj si ulliri

Kishëzën bashkë me kandilin

Mori gjithçka kjo stinë verore

Dhe ne të dy zënë prej dore.

Mori gjithçka kjo stinë verore

Fjalët gjysmake dhe të shuar

Me vela anijesh krejt coptuar

Me leshterikë, me pluhurat- shkumë

Të gjitha tutje ajo kish hedhur

Betimet n ‘erë tundeshin dredhur

Mori gjithçka kjo stinë verore

Dhe ne të dy zënë prej dore.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 451o.e.α