Odhisseas Elitis-Nga”Monograma”-Shqipëroi : Lefter Shomo


ODHISSEAS ELITIS

Nga”Monograma” ( Μονόγραμμα)

Κështu flas unë për ty e ti për mua..

Përherë ti je yllthi dhe unë gjithjë një mjet i errët lundrues,

Përherë ti limani kurse unë feneri në të djathtë..

Moli i lagur dhe shkëqimi përsipër remave.

Përherë ti statuja e gurtë dhe unë gjithnjë hija që zmadhohet..

Lart në shtëpinë me kulpra, trëndafilat e lidhur, uji që ftohet..

Ti je grila e palosur , ndërsa unë era që e tund atë..

Ti gjithjë monedha dhe unë adhurimi që e këmben atë..

Tashmë nuk kam asgjë tjetër .

Brenda katër mureve, tavanit dyshemesë..

Flas drejt teje dhe më godet zëri yt.

Të mëris dhe njerëzit egërsohen..

Sepse të pashijuarën dhe të gjetkësjellurën nuk e durojnë njerëzit dhe është e parakohshme, më degjon..

Është e hershme kjo mes njerëzish, e dashura ime.

Jam duke folur për mua e për ty..

Asgjëkundi nuk shkoj, më dëgjon..

O asnjë o bashkë të dy.

Shqipëroi : Lefter Shomo K / 516 o.e.α.