Odhisseas Elitis-Tërfili i detit-Shqipëroi: Lefter Shomo


ODHISSEAS ELITIS

TËRFILI I DETIT( ΤΟ ΘΑΛΑΣΣΙΝΟ ΤΡΙΦΥΛΛΙ)

Një herë në njëmijë vjetët

Në shpirtligësinë e detit

Mes lesherikësh të errët

Mes gurishteve të gjelbër..

Ai mbin pasi e mbjellin

Para se të lindë dielli

Ai mbin pasi e yshtin

Të detit magji ; tërfilin.

Kush e gjen ,ai s’ ka mortje

Kush e gjen, ai s’ ka mortje

Një herë në njëmijë vjetët

Gjatë rron dashuria, përjetë

T’ ia kesh fatin, t’ ia kesh fatin

E të faltë viti rastin.

Nga viset e larta të qiellit

Dashurinë të të sjelli.

Kësisoj tërfil të detit

Të ma nisë ,kush e gjeti

Të ma nisë ,kush e gjeti

Kësisoj tërfil të detit.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 478 o.e.α.