
Donike Rrethej
OFSHAMAT E NJI T’PANJOHUNE.
I njoh tesh ofshamat e shpirtit,
kur loti m’shehet mbas perdeve t’zeza,
e nis rrugëtimin drejt zemrës,
tuj këndue n’heshtje dhimbjen.
E njoh mbramjen e pangjyrë,
e nadjen e kahdaltë ,
qi e fjetun vjen me hapat e krisun..
tuj zg’jue n’mue demonët tesh t’ardhun prej,
t’kaluemes t’largët.
I njoh hapat e tu,
prekjen aq t’but,
qi m’shehë epshin e mbyllun,
n’burgun e zemrës tande.
Tesh t’njoh ftyrën ,zanin, kufijtë qi ndajnë,
t’iknen e tashmen.
Buzët e paknaqna ,synin qi me droje,
shikjon hijen teme n’ikje.
Njoh anët e zeza t’qiellit tand,
e parrizin ku unë humb e pa’rrugë e e dashunume si n’puthjen e parë.
Njoh sytë e pafjetun t’nji nate t’g’jatë,
e lotin e burrit qi peshon kohë.
Gishtat e nji dorë t’sigurt ,
qi përshkojnë kurmin e njomun prej ndjenjës.
Kam harrue tesh fjalët qi thamë,
i betuem para nji shpirtit t’ram n’g’juj.
Koha ,kta betime i ka vesh me pluhnin e …
harresës.
Si unë !
Unë tesh i kam fut n’ata sirtarët e shpirtit qi,
nuk i hapi ma,
skam frigë prej kujtime t’ikna,
kam dyshime shtigjet para mejet,
t’ardhmes.
Asaj i druhem ,asht e pa’kjartë.
Si kjo kohë , qi m’shehet pas perdeve ,
perdeve qi diellin pak m’nxanë ,diellin e zbehun pak m’ngrysin.
me buzën qi ankthshëm kafshon drojen.
Drojen e nji zemre tesh t’ikun…
s’di se ku !
Oh, primend s’di se ku !
Se tesh njoh e s’njoh …
( ty e mue ).
( ripostim ).