Oh zoti i luleleve të egra!…Ukshin Morina


e kam dashur ermimin e sfilitur të një gruaje dhe frymën e saj

të shenjtë, që më solli mua në ishullin e egër të vetmisë.

E kam dashur dhe e dua atë krijesë prej loti, që mbi gjoksin e dridhur

tretem si mbi dunat e shkreta ku hijet e mbrëmjes japin shpirt.

E kam dashur dhe e dua atë formë jetë, që në heshtjen e saj i përfshirë jam si

një plagë.

Oh vetmia ime!… ti më e madhja dashuri që s’ke frikë nga dimri dhe stuhitë

Eja hej mos më urre nëse dhe vetëm për një cast shkoj aty ku kam hargjuar

pak nga vetja, nga fryma, nga dita!