Oj Shqypni , nan lokja ime…!!Zihni Ndregjoni


Kang për ty Shqypni po shkruj.

Me nji bojë ,kush t’mos e shuj.

E kam gdhend edhe në zemër.

Ma gëzofsh,at t’madhtueshëm emër….!!

Oj Shqypni oj nanë e shtrenjtë.

Dhe shqiptarësh, tokë e shenjtë.

Gur e dhe i ke t’bekue.

Ngjoj bilbilat, jan tuj t’kndue.!

Shifni shkrepat jan t’qendis.

Me flamurin, e lavdisë.

Mbi ta shkru me germa ari.

Asht i kuq , me gjak shqiptari.!

Ngjojeni kangtarin tuj këndue.

Për Shqypnin ,qiellin gjëmue.

Ngjojni mirë yjet prej gzimit.

I këndojn, luftëtar trimit….!!

Oj Shqypni nan lokja ime.

Diell e hana, e tokës time.

Të puth dhe të puth gur.

I përul,puth flamur…..!!

Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri.