Pse je bërë si zjarr në mal
Si oxhaku i gjyshes sime?
Më je diell në agim të bardhë
Për ty natën mbeta zgjuar
Ai gjumë s’më merrte fare
Mendja më qënka tërbuar
vinin ëndrrat ziliqare
Si lumi që larg vërshon
Sytë s’më hapen në mëngjes
Ëndrra kurrë nuk mbaron
merr bekimin për një jetë
Pasuritë jo, nuk vlejnë
as gjerdanët bërë prej ari
As ato letrat me vlerë
kur në shpirt të ndizet zjarri.
Ti më solle lumturinë
si një bar në ditë pranvere.
Nëpër trup kam drithërimë
dhe ti ngjan me luledele
Kërkoj dorën breg më breg
të kërkoj si valë deti.
Për ty shkoj shteg më shteg
E nuk trembem nga tërmeti
Gina kapej Xhaferaj
