Ora dhe koha


Ndue Ruçi

O, ç’nat’ e gjat’ e pa mëngjes!.

Tik-tak, bën ora si çekiç.

Tiktaku, kohën ndan në mes.

Thërmohet, bëhet, çika-çikë.

Tik-tak, I orës, fort godet.

Mbi kokën time, në çdo kënd.

Si struci, fshihem nën jastek;

Por ah, tiktaku po më çmend.

Me grusht, Un’ orën e godas.

Dhe ora, copash, bie në tokë.

Përreth dhe heshtja bie në çast;

S’godet “çekiçi” më në kokë.

U thye ora; ngeci koha.

Përreth u bë një heshtje varri.

U thye koha, si dhe ora;

U vra e vdiq; dhe koha ndali.

Tik-tak, i orës, kohën mat.

Dhe rritmi I kohës, jetën mbjell.

Por ah, kjo heshtje, këtë natë,

Sikur më ha, dhe vdekjen ndjell.

Për ca tiktake, drejt në kokë,

E vrava kohën, për hata!.

E thyer ora, hesht në tokë.

Kjo heshtje varri, ç’po më ha!.

About Post Author