Ora e mëngjesit…
Ora e mëngjesit trokiti sërisht
Ankthi i natës lë pak ndrojtje,
Dhe rrezja e diellit ra si meteor,
Ëndrra m’u bë mallë për eksporte.
Kalimtarët mbushin rrugën plot
Të gjithë përshëndeten sot ëmbël,
Mirëmëngjesi njëri-tjetrit i thonë,
Ngazëllyer ecin trotuarit në këmbë.
Ndërsa unë ngjaj si robinë e natës
Dhoma e shpirtit ndjen një të ftohtë,
Ku pa kuptuar përshkon qënien time,
Edhe pse dielli sot është i ngrohtë.
Zogjtë e mendjes njëzëri m’thërrasin
Kërkojnë hapësirën e tyre të lirë,
Të flutorojnë natyrës e qiellit të kaltër,
Dhe të shkojnë atje ku gjejnë qetësinë.
Ora e mëngjesit sërisht do të vijë
Nuk do jemë robinë por dritë-dashurie