Orfeu

S’ka anije…
S’ka baticë…
As zbaticë…
Stuhia e zemërimit
Përplas dallgët në breg
Do tè arrish atje,
Ku ëngjëjt këndojnë natën
Zemra bëhet direk anije
Guaskat ngarkojnë shpresat
Pertej bregut…
Në shkumën e bardhë
Euridika jote mbledh zambak
Petalet bëhen vela dashurie
Vajtojnë sirenat pas zërit tënd
Krisen shkëmbinjtë
Bèhen ura përjetēsie
Si dashuria jote Orfe.