Organizimi i të rinjve nga Kosova për vizitë në Shqipëri dhe pranvera e vitit 1981-Sami Arifi


Shkruan. Sami Arifi

Grupet e organizuara për vizitë në Shqipër para vitit 1981 bënë afri të popullit shqiptar edhe për trojet shqiptare të okupuara me të quajturin „Trungun Shqiptar“ për të gjetë rrugë ndriçuese për heqjen e hendekut të robërisë në trojet shqiptare të okupuara, pra mund të themi, ishin grupe të cilët përmes organizimeve në trojet atoktone të tyre të okupuara arritën që përmes demonstratave, protestave të mundësohet nxjerrja në sipërfaqe, për opinionin botëror e paknaqësisë së popullit shqiptar që kishte në shekuj nën rexhimin diskriminues serbo-sllav të Beogradit.

Të vërtetën pranë opinionit botror studentët shqiptarë së bashku me popullin në vitin 1981, me 11dhe 26 mars si dhe me 1 e 2 prill, e vunë në pah, e nxorën në dritë shtypjen sistematike që bënte pushteti serbo-sllav në forma më diskriminuese ndaj popullit shqiptar…
Rexhimi Beogradit kundër shqiptarëve, si çdo herë, kishte humbur kontrollin, fillojë me vrasje ndaj masës së demonstruesve studentorë, ndaj masës së popullit në turmat e demonstruesëve, Beogradi vazhdojë fushatën e gjerë të burgosjeve ndaj shqiptarëve, duke u munduar të fuste frikë në popull, me tortura të skajshme, përmes cilave tortura, mbyti në burgje të burgosurë shqiptarë, u ndihmuar nga bashkëpunëtorë të tyre shqipfolës që ishin kryeshefa të sigurimit të shtetit (kryeshefa të punëve të brendëshme) të shtetit federativ serbo-jugosllav atëherë në të ashtquajtur “Krahinë Autonome të Kosovës, që ishin në institucione të Republikës së Serbisë (RS) deri në institucione federative, ata (bashkëpunëtorë) forconin makinerinë shtypse kundër atdhetarëve shqiptarë vetë duke u avansuar me poste më të largëta…
Në vend se këta shqipfolës të ngulin këmbë për të drejtat kombëtare në përkrahje legale, institucionale, të kërkesave të drejta studentore për ta avansuar çështjen shqiptare, ata morën rrugë kundër kërkesave studentore dhe vepruan së bashku me serbomdhenjët për t’i shtypur studentët dhe për t’i varfëruar edhe më drejtat kombëtare…
Atdhetarët shqiptar duke parë se përmes bashkëpuntorëve, në mënyrë legjitime-institucionale nuk realizohen drejtat kombëtare, ata filluan organizimin e partive ilegale për realizimin e drejtave kombëtare duke formuar shtabe të partive ilegale për veprim politik në favor të avansimit kombëtar, kundër politikës shtypëse serbo-sllave ndaj shqiptarëve, ata vazhduan deri në formimin e formacioneve politiko-ushtarake për çlirimin e vendit…