Ortekë bore që janë shuar…Nexhbedin Basha


Mbrëmë nuk fjeta gjumë,

Më zuri në befasi gërhitja,

I zënë në faj dola në udhë,

Dhe eca në rrugicat me ngrica.

Në male bora kish rënë,

Ortekët e saj janë shuar,

Dimri ka marrë arratinë,

E unë aromën e tij e dua.

Eca nën dritën me hënë.

Ku llambushkat ndriçonin mekur,

Qyteti m’duk, sa një pëllmbë,

Mua më kish kapluar stresi.

Mbrëmë nuk fjeta gjumë,

Se zhurma s’më la të qetë,

Tek pija cigare në rrugë,

M’u kujtua ninulla e fëmijëria në djepë.

Jeta qenka olimbi e me rima,

Si një parfum me aromë e ngrica,

Unë dola prej lëkurës sime,

I zënë ngushtë nga zhurma me spica.

Një endacak shtriu dorën njomështake,

Kërkoj ca të holla për lëmoshë,

E unë nxora nga kuleta ca qindarka,

Sadopak për ta josh…