OSE E VRET, OSE E BËN TË KËNDOJË…


OSE E VRET, OSE E BËN TË KËNDOJË…

Një thirrje e fuqishme për njeriun pikërisht në kohën e rrokopujës, e mërzisë dhe të kërkimit për shpëtim. Një popull tashmë nuk mund të vdesë si një njeri, paralajmërohet në romanin “SOS, një buzëqeshje”, por kjo nuk do të thotë se secili veç e veç dhe të gjithë bashkë nuk jemi të kërcënuar për vetëndëshkim. Sepse “çdo njeri në kafazin e kraharorit ka një bilbil të vetin, që ose e vret, ose e bën të këndojë”, shkruan autori.

Padyshim, është fat për letersinë shqipe që “inventarizon” një buzëqeshje të plotë letrare. Dhe këtë Zija Çela e heq nga vetja për t’ia falur lexuesit.

Vaid HYZOTI

“SOS, një buzëqeshje” fsheh një magji. Dhe kësaj here mjaft të fortë. Ai vjen si dhurues, pikërisht kur dora është rrudhur shumë. Misionari bën gjestin.

E lexova gjithë kënaqësi, por jo shpejt, sepse doja ta shijoja frazën excelente të romanit. E më ndodh keshtu vetëm me shkrimtarët që janë shkrimtarë.

Sa e zorshme t’i shpëtosh ndikimit të Zija Çelës. Por edhe sa bukur të mos i shpëtosh!

Roland GJOZA

About Post Author