Pa besërisht


Ismet TAHIRAJ 

   

—————— 

Përtej udhës 

Përtej mali, 

Pa besërisht 

Kositet livadhi. 

Qoftëlargu përrenjtë 

I bënë 

Bahe kandari. 

Pastaj s’vjen 

Oka, 

Dizga,dizga 

Thyhet toka. 

Pabesërisht 

Pjellë mallota. 

Fushave ngre pluhur 

Currilave te ujit 

S’i laget 

Surrati 

Fushave ngre pluhur 

Sytë na i verbon 

Qoftëlargu. 

Kalbet gruri 

Thërrmohet edhe guri. 

Përtej currilave te ujit 

Na i lidh sytë 

Shami e tjetër kujt. 

Gur te thërrmuar 

Gur te thërrmuar 

Na serviren, 

Dyshemeve 

Qoftëlargu 

T’i përgjakim 

Duart 

Na shtije. 

Me jod 

T’i kallajisim 

Ta luajmë lojën 

Kurrë te pa bitisur. 

Po leh 

___________ 

Po leh 

Ahishtës 

Imshtakut 

Kurrkund 

Cakut. 

Qoftëlargu 

E kapërceu ujin, 

Kot i shohim  

Leckat mbi hunj 

Ndaras  

E bëri ndarjen. 

2. 

Vardisje e pati 

Batarenë, 

Oh një pikë ujë 

Se s’e kam 

Bre mataren… 

Ishin tepër te mirë 

______________________ 

Këta zot 

Ishin tepër te mirë, 

Zonja ua pruri 

Mëngjesin 

Dhe ëmbëlsira 

Nisen ta puthin 

Nga dora, 

Tej krahut 

Kofshës 

Deri ne drynin 

E pa mbërthyer. 

Zot 

Këta ishin 

Tepër te vyer 

Zonjës 

Ia lëmonin 

Flokët 

Vithet 

U ndrinin sytë 

Si pasqyrë, 

Deri ne avullin 

E zbërthyer. 

Matinet e pastër 

Për plot yndyrë. 

Te urtë 

Tepër te urtë 

Çakërdisur 

Ne fytyrë 

Me hajen e mëngjesit 

Luante një lyrë. 

Zot 

Sa te pamëshirshëm 

Kishte zbritur racën 

Kjo natyrë… 

About Post Author