Pa dashuri-Berzat Sadiki


PA DASHURI

Pa dashuri mos u zgjo kurrë!

E prish mëngjesin.

E ndot ditën.

Pa dashuri mos dil në rrugë!

Bëhesh pengesë e kalimtarëve.

Bëhesh trup i neveritshëm.

Pa dashuri mos shko në shesh!

Do t’i tmerrosh qytetarët.

Sheshi do ta marrë pamjen tënde.

Pa dashuri mos shko në treg!

Do të shkaktosh tollovi.

Malli do të prishet.

Pa dashuri mos hyr ndër shokë!

Shokët do t’i grindësh.

Do të përmbyset tavolina.