E duronte nëna ime dhembjen e duronte,
te përtypte përvëluar ëndrrat-buzë.
Një ankim të hershëm, që pluskonte,
s’di, kish dashuri, apo thjesht muzë!
E duronte nëna dhembjen, nuk e shfaqte,
rrinte si ikonë e shenjtë, buzë oxhakut,
Vatra, tutje hidhte ëndrrat, digjte… flakte…
dhe ia mbinte thinjë në kokë të
plakut.
SHKENCË-JETËN MOS E SHFAROS!
-Shkenca sot po e provon
Ujë-qiell-tokë i rrafshon.
Tokë e shenjtë si po jeton?!
Unë e di që dashuria,
Mban në gji njerinë e mirë,
Ujëtokqiell-janë të miat!
Herë të zjarrta, herë… ngrirë…!
