Pa sens-Artan Ballgjini


Pa sens na duken shumë gjëra.

Shumë gjëra i bëjëm edhe për inerci.

Harrojmën të shohim mbrëmjeve ëndrra.

Harrojmë t’i themi vetvetes një fjalë të mirë.

Pa senc shumë gjëra na duken

Shumë gjëra e kanë humbur kuptimin e vet.

Harrojmë të jemi të sinqertë me vetveten.

Madje vetvetja na duket si tjetër kontinentit.

Pa senc na duken shumë gjëra.

Shumë gjëra na duken .aq abstrakte

Shpeshherë në zemër na gumëzhijnë zëra.

A ndoshta është heshtja që çirret me veten.

Pa senc na duken shumë gjëra.

Shumë gjëra na duken tepër serioze.

Nga kraharori mëngjesit çelin ca trëndafila.

Për mbuluar zbrastësinë e qiellit të njerëzve.