Ndodh shpesh në jetë të gjykohen e dënohen njerëz të pafajshëm.
Duke u nisur nga një ngjarje e shëmtur që më ndodhi këto ditë shkrova me fjalë popullore, pa figuracione e metafora vargjet e mëposhtme.
Jemi kombi më i lashtë me histori e tradita, zgjuarsi e vyrtyte por i ndarë në tre fe e pesë shtete.
Egoja e pafund, xhelozia, thashethemet, mospranimi i suksesit e ka gërryer nga brenda shqiptarin ndër shekuj e brez pas brezi.
Sa e dhimbshme dhe e vërtetë!
Pa titull
Ku të çon mushka drutë o njeri,
Të mbjellësh ligësi sa më shumë.
Ditën e parë të javës ta nxish,
E keqja të vërshojë lumë.
Kënaqesh, nuk di ç’ farë fiton.
Tjetrin të shkatërrosh krejt.
Gjykuar të pafajshmin.
Çuar jetën për dreq.
E keqja nuk do shumë të marë rrugë,
Si zjarrin naftës ti vesh.
Ju, që veten tuaj kurrë nuk deshët,
Si mundet të doni të tjerë e atdhe!