” PA TITULL”-Floreta Malaj


Exif_JPEG_420

” PA TITULL”

Ti merja yjet e qiellit

Ti mbldhja në frymëzime

Ti bëja fjal nëpër rreshta

Për një titull poezije .

Gjithë ndricimin që ka hëna !

Doja ta ktheja në bojë

Të mbushja vëndin me shkronja

Titulli të mos mungojë.

Përshkova gjithë universin

rrezet që binin mbi mal

I rashë rrotull edhe detit

gjithë shkronjat i kishin marë.

Thashë me vete ” jam vonuar

Për mbi re eca ngadalë

Ju luta të kthejnë me shi

Shkronjat që s’ kisha pranë.

Shkoi frymëzimi në natyrë

Pyeti gjithë universin

Përgëdhel flladin e lehtë

Po askund një titull s’ gjeti.

E kështu’ nisa të shkruaj

Shiko lule e lastarë rritur

Ca mendime po i bluaj

Kjo poezi mbet pa TITULL.

E drejt e autorit .

31 TETOR .2024..

—VLORË—