Pa titull-Zymer H.Haliti


Sonte hëna paska lëshuar rrezet

erë e lehtë lëkundë degët mollës

qetësia kudo ka nisë të shprehet

e një xixëllonjë po endet dhomës.

Heshtja u thye nga buzëqeshja gri

që ishte fshehur në gotën e thyer..

zogjët fjetur pushojnë nën një bli

e një dite të lodhur e të zhgënjyer.

Agimi vonon e rrezet e diellit s’janë

freskia mëngjesit prek faqet e mia

sa kohë të pakohë këto stinë kanë

e ngadalë,ngadalë fillon e re dita…!