Pa ty-Murtez Asllani


Pa ty nuk del behari,

në kopsht nuk rritet bari,

pa ty pemët nuk lulëzojnë

dhe aty zogjtë s’cicërojnë,

Ti ishe jeta ime

që bëre dritë përherë

si rrezet e diellit,

kur bien në verë.

Fytyrën sikur hëna

që shkëlqen n’errësirë

buzët si lulëkuqet,

kur çelin fort mirë.

Sa bukur jetonim

në atë vend malor,

këngës ia thonim

si kori gazmor.

Pa ty yjet s’ndriçojnë

edhe këngët tash pushojnë,

pa ty zemra veç lëngon

kërkon zemrën që i mungon.

Në barin e njomë

rrinim bisedonim,

dhe shpeshherë buzët

ne i bashkonim.

Sot buzët më janë tharë

për faqet tuaja mendoj,

jeta qenka shumë mizore

qe nga ti më largoj.