Pa ty nuk kam jetë-Ukshin Morina


Të dashur miq, duke shprehur gjithë konsideratën për ju më lejoni të sjell serish poezi prej mikes sime labe, e cila dhe pse kështu në hije ajo ndihet kaq e lumtur dhe e përmbushur kur nisë e shkruan për mua vargje.

T’i kushtosh shkrime një poeti, një miku a shoku në ditët e sotme nuk është tabu, por kulturë e një niveli emancipues e intelektual ani pse poetja nuk do të shfaqet për publikun.

E dashur mike të jam fort mirënjohës për gjithë respektin, për botën dhe shpirtin e fisshëm që keni, për dashurinë dhe mallin e pashuar që e shprehni në këto vargje.

Dedikimet tuaja janë për mua gjerdan perlash që i ruaj si thesare të gjalla në shpirtin tim dhe i ndaj me publikun e dashur në shenjë respekti për ju.

Faleminderit!

Pa ty nuk kam jetë (nga mikja ime poete)

Sytë e tu të kaltër si yjet në qiell,

më shpien tek ti duke ëndërruar.

Dashuria jote më ngroh sikur rreze diell,

më pushton ethshëm puthur, përqafuar…

Në kraharorin tënd mbështetur dua të rri,

Pulset e tëndes zemër me ëndje t’i dëgjoj.

Gjumi le t’më marrë se aty gjej qetësi,

nga e bukura ëndërr askush mos t’më zgjoj!

Fort të dua i dashur me kaq sinqeritet,

të ëmblat kujtime sa dua t’i rikthej.

Pa ty zemra ime them që nuk ka jetë,

më përqafo se pa ty shpirti po më vdes!

Pastaj më puth lehtë, mos fol asnjë fjalë,

merrmë në tuat krahë bashkë në fluturim!

Nëse sot jetoj unë veç për ty jam gjallë,

t’më ledhatosh i dashur ndiej mallëngjim!

Me puthje të ngrohta si flladi dua t’mbuloj,

tamam sikur vala e detit puthet me bregun.

Kohët e errëta me lot shiu dua t’i largoj,

o diell im i magjishëm ne tuat krahë merrëm!

Me forcën e shpirtit shumë të dashuroj,

imja dashuri për ty s’ka kufij, as limit.

Në këtë udhë të jetës sa shumë po shpresoj,

kjo ndjenjë vjen së brendshmi e rritet përditë.

Çdo ditë pa ty i dashur nis me lot në sy,

mendoj për ty dhe t’miat lotë të shkretë.

Vuajtjet edhe dhimbjet njëlloj për të dy,

dashuri e pastër dhe shumë e sinqertë.

Sa deti, sa qielli, sa toka aq shumë ty të dua,

gjer aty ku shpresa përgjumur fort nis thërret.

O ylli im i bukur më vish me dritën tënde mua,

me shkëlqimin e dashurisë kjo zemër të pret!