Padrejtësisht shuhet një jetë…Ildije Xhemali


Kur dëgjoj a lexoj

Se u shua një jetë

Dhe ajo ëstë gruaja,

e dashura a bija,

tmerrohem!

Njeriu po vetvritet!

Në Itali studenti

vret

të dashurën studente.

Shqiptari

nënën e fëmijëve,

maqedonasi ndërmjetëson

në vrasjen e bijës minorene.

Diku në botë

duhet të ketë dhe më keq.

Njeriu është njeri

a më djall se djalli

dhe askush se ndreq?!

Fajtori,

të shlyej dënimin e vet

edhe me jetë.

Por, e keqja

a mori fund?!

E mira lulëzoi

askush s’e tund?

Njerëz!

Para se të rreptësoni

ligjet,

mësohuni të jetoni

pa dhunë,

në mirëkuptim,

në harmoni,

dhe kuçedra e ligësive

merr fund.